Report Tv-Mos e vrit Kolanecin zoti Kryeministër!
  • 6 years ago
olaneci është një perlë e fshehur, vendosja e tij e shkallëzuar ku shtëpitë janë vendosur në kate përgjatë Malit me të njëjtin emër në 1.100 m mbi nivelin e detit, çka e kategorizon atë në një ndër fshatrat më të bukur të qarkut të Korcës. Ai është një fshat i jetuar, që gëlon nga puna dhe gjallëria. Eshtë i bukur Kolaneci, ah sa i bukur, është fshat me arkeologji, histori, bujqësi, blegtori dhe kontribute kombëtare. Atje në mënyrë efektive jetojnë 60 familje (për mos folur beharit që vijnë dhe mërgimtarët). Ai është një fshat me shtëpi të rindërtuara, ku ruhet me fanatizëm muri i gjërë i gurit, çatitë tashmë nuk mbulohen më me plloça po me tjegulla të kuqe. Atje natyra ka mbajtur hapin, në dimër mbulohet nga dëbora dhe në kulm të gushtit ty të nevojitet një levenxë për ta hedhur krahëve. Atje ka burime, po më i bukuri është Kroi i Madh shumë shekullor.

Në Kolanec zotëron gjelbërimi i harlisur, zhurma e përroit të madh që e përshkron në të djathtë dhe cicërima e zogjve dhe kënga magjepse e bilbilave. Ndoshta do të të duket si lajthitje ose hiperbolizim i imi, por jo, në Kolanec arinjtë hanë qershi (shpesh bashkëfshatarët e mi i kanë kapur ndërkohë kryejnë këtë ?krim?), në Kolanec në dimrin e egër dëgjohët dhe ujku që strofullën e ka tëk Prroi i Thellë, Kolaneci ka dhe Shqiponjat e tij, jo më larg se në Qershor unë me tim vëlla pamë një syresh që fluturonte mbi kokat tona me një gjarpër ndër kthetra.

Kur hap dritaret në të gdhirë ti përball në të djathtë ke Hijen e Korbit aty ku ende sot dallohen rrënojat ilire të Desaretëve, ndërkohë që syri në dimensionin e tij më shpirtëror të mundshëm të shikon fushën e gjerë dhe të qëndisur të Maliqit, e cila ndryshe nga shumë fusha të tjera retë i ka nga poshtë jo mbi krye, kur dielli është këmbngulës avulli që del nga toka dikur mëcalore daravitet. E mes kësaj fushe që pikturat e Van Gogut i janë simotra, ti sheh të bukurin Lumin e Devollit që e përshkron, dhe në të majtë të tij Pyllin e Fazanëve.. por jo.. frymën dhe syrin se ndal këtu? matanë, shumë matanë por pa pengesa po vec me flatra shpirti ti shikon madhërishëm Malin e Thatë e ngjitur tij Malin Ivan. E gjithë kjo mrekulli e perëndisë shikohet nga cdo dritare e Kolanecit tim. Po druaj se dhe këtë bukuri jemi ne qytetarët part- time duar butë që e zhurmojmë me shoun tonë, pasi kolanecarët e kanë pjesë të ekzistencës së tyre tërësisht atë, botën e tyre të vogël të madhe.

Po Kolaneci në trup të tij ka një ndër pyjet më të bukura të lajthive të egra, ka pa fund parcela me qershi, të vjetra (nga koha e koperativave) dhe të reja, ka parcela me starkinga, ka kumbulla, arra, bajame.. grure e misër, fasule, piperka, domate e cdo bimë tjetër e nënshtruar nga korcarët e maleve. Ka rezervuarin me peshq e gjallesa në krye të tij, ka dyqanin, ka bilardon dhe klubin burrëror, ka qëndrën shëndetësore, kopshtin dhe shkollën 9 vjecare, ka lapidar martirësh të luftës së dytë botërore, ka vëndet e shënjta, te Kisha për shëmbull, ku dhe pse bektashinj, gratë e fs...
Recommended