Ora News - Demalia: Të mos shkulen nesër nga bulevardi pa e shkarkuar Ramën si kryeministër
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #intervista

Për analistin Ilir Demalia, nisma e Ramës që emigrantët ta sjellin në Shqipëri paranë që kanë punuar në të zezë është një ëndërr e Ramës.

Në një në Skype në studion e Ora News, Demalia u shpreh se ai s?ka pse të investojë në Shqipëri, duke u futur në një vorbull kriminaliteti.

Ilir Demalia: Rama nuk e di çfarë ëndrra sheh, fakti që të kërkojë që emigrantët ta çojnë paranë që kanë punuar në të zezë. Ata që duhet ta kërkojnë këtë para janë shtetet ku emigrantët punojnë. Pse duhet të kthehem unë dhe të investojnë në Shqipëri, të futem në këtë vorbull të kriminalitetit, të kontrollit të shtetit nga krimi. Është shumë e thjeshtë, gjëmoni paranë nga vjen.

Demalia tha shqiptarët nuk duhet të lëvizin nesër nga bulevardi pa e shkarkuar Edi Ramën si kryeministër i Shqipërisë. Ai shtoi se kongresi i PS-së ishte një kongres i familjes Rama dhe jo i Partisë Socialiste.

Ilir Demalia: Edi Rama jo vetëm kërkon të tretë, por nuk ka kufizim mandati si kryetar partie dhe kjo do të thotë se edhe si kryeministër nuk ka kufizim mandati, nëse nuk e ndalojmë dot. Nesër është një rast shumë i mirë për të dalë shqiptarët, të mos shkulen nesër nga bulevardi pa e shkarkuar Edi Ramën si kryeministër i Shqipërisë, të mos e bëjnë për Ilir Metën, ta bëjnë për të ndaluar me një keqe që po i kanoset Shqipërisë me sundimin e Edi Ramës. Siç na e shpalosi edhe Linda Rama, na dha pasardhësin e Ramës, duke thënë që djali i tyre e ka quajtur Shqipërinë shtëpi. Ishte një kongres i familjes Rama, nuk ishte një kongres i partisë socialiste. Nuk kishte diskutime dhe debate. Të gjithë duartrokisnin si të ishin në pularinë socialiste.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/demalia-te-mos-shkulen-neser-nga-bulevardi-pa-e-shkarkuar-ramen-si-kryeminister

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended