PD nuk heq dore nga zgjedhjet e parakohshme pa Ramen kryeminister
  • 4 years ago
Pavarësisht uljes në tryezën e reformës zgjedhore me mazhorancën, demokratët nuk heqin dorë nga kushti i tyre i panegociueshëm për të shkuar në zgjedhje të parakohshme pa Kryeministrin Rama, me një qeveri kujdestare.
?Zgjedhjet e parakohshme janë i vetmi mjet për kapërcimin e krizës politike. Ne s?kemi heq dorë nga kërkesa për një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër. ?
Për ta bërë të mundur këtë mekanizëm që të funksionojë, Nënkryetari i demokratëve Edmond Spaho thotë se opozita ka bërë një propozim konkret që do të duhet të miratohet me ndryshimet e reja të reformës elektorale.
?Nuk do jetë sakrilegj nëse vendosim në kod që dy tre muaj para zgjedhjeve të vendoset që të krijohet një qeveri kujdestare.?
Aleatët e Bashës thonë se nëse do të shkohet në zgjedhje të parakohshme ato duhet të mbahen brenda Qershorit por demokratët nuk e shohin kohën si problem.
?Koha është pjesë e diskutimit?.?
Ajo që më së shumti i shqetëson është të mos zvarritet reforma zgjedhore, një kusht i parlamentit gjerman që duhet të përmbushet sa më parë. E kundërta do të rikthente sërish opozitën në sheshe me qytetarët.
?Nëse mazhoranë do e zvarrisë ne do shikojmë pozicionet tona dhe protestat janë mjeti më i sigurtë.?
Ulja në tryezën e reformës zgjedhore me mazhorancën Spaho thotë se nuk e kompelkson aspak opozitën të vijojë me denoncimet e kryebashkiakëve të inkriminuar. Pas 5 rasteve të bëra publike në media, nënkryetari i demokratëve paralajmëron edhe 15 të tjerë.
Recommended