Demalia: Sulmi ndaj RTV Ora, luftë psikologjike, sot heqin rojet, nesër SPAK sjell gazetarët e vet
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Në një intervistë për Ora News, analisti Ilir Demalia u shpreh se veprimet e SPAK-ut kundrejt TV Ora vihen në pikëpyetje.

Për Demaliajn e gjitha kjo bëhet për luftë psikologjike, pasi sipas tij, shumë gazetarë kanë frikë se mund të hiqen nga puna.

Demalia: Ora News ishte bërë shqetësuese për bashkinë e Tiranës duke luajtur rolin e vete si media. Këto veprime kanë vënë në pikëpyetje edhe veprimet e SPAK. Hetimi nuk duhet të bëhej në këtë mënyrë. I gjithë qëllimi është që të shkatërrohen këto dy televizione. U bëhet goditje edhe gazetarëve që nuk merren me trafiqe droge. Gazetarët janë të frustruar dhe kjo është normale, se është shqetësuese që të shohësh njerëz me armë. Çfarë janë ata njerëz aty, cfarë janë ata gazetarë, qendra e Al-Qaedës është aty? Kjo bëhet për një luftë psikologjike.

Shumë gazetarë më kanë thënë se kanë frikë dhe nuk dinë se si të veprojnë sepse edhe ata kanë familje. Nuk dinë ç?të bëjnë sepse kanë frikë se mund të hiqen nga puna. Unë jam që të goditet krimi, por jo në këtë mënyrë të shëmtuar. Nuk zgjidhen gjërat duke goditur një media duke forcuar pozitat e mazhorancës. Shoqëria civile dhe opozita duhet të ishin më aktivë këtu. po ashtu duhet të ishin aktivë edhe shoqatat e gazetarëve.


Demalia tha se nëse SPAK do të ishte kaq i ndershëm të fillojë nga politikanët dhe nga gjithë mediat dhe portalet në vend.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/demalia-sulmi-ndaj-rtv-ora-lufte-psikologjike-sot-heqin-rojet-neser-spak-sjell-edhe-gazetaret-e-vet/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended