Sulmi ndaj RTV Ora, gazetarët mbyllin gojën, Sokolaj: SPAK ka rënë brenda
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews #sulmrtvora

Redaktori i departamentit të lajmeve në RTV Ora dhe Ora News, Trazhgim Sokolaj e ka konsideruar të turpshëm vendimin e SPAK për sekuestrimin e pasurive të Presidentit të Yldon Media Group, ylli Ndroqi.

Ai shprehet se ky vendim vjen vetëm pak muaj pasi RTV Ora dhe Ora News nuk pranon të marrë materiale të gatshme nga zyrat e shtypit të qeverisë dhe sidomos të Bashkisë së Tiranës.

Sipas Sokolajt, SPAK ka rënë vetë me këmbët e veta me këtë vendim të marrë pasi ajo po lë pa zbatuar OFL-në dhe KÇK-në për të zbatuar ligjin e antimafias të vitit 2009.

Sokolaj: Ky moment vjen pas disa muajve kur ne kemi vendosur që të mos pranojmë materiale të gatshme dhe të servirura, jo vetëm nga qeveria por kryesisht nga Bashkia e Tiranës dhe të jemi një sy kritik, por jo nga zyra dhe jo një sy kritik sa për të kritikuar. I japim një zë qytetarëve. Çdo ditë kamerat e Ora News dhe RTV Ora kanë shkuar në çdo lagje të Tiranës, çdo pallat, me rastin e tërmetit kemi shkuar në çdo familje të dëmtuar. Dhe gjendet një pretekst, një episod i vitit 1998 për të cilin, institucionet dhe gjykatat, Interpoli, policia është shprehur dhe e kanë plotësuar dhe arkivuar sipas procedurave të Kodit Penal të Shqipërisë me argumentin se këto prona tashmë mund të tjetërsohen në vitin 2020. Kemi një njoftim të SPAK që bie vetë me këmbët e veta, sepse ka lënë pa zbatuar OFL, KÇK, dhe ka zbatuar ligjin e antimafias të vitit 2009. Kanë gërrmuar aq shumë për të gjetur disa paragrafë për këto veprime.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/sokolaj-spak-ka-rene-me-kembet-e-vete-brenda-zbatojne-antimafian-e-2009-dhe-lene-ofl-e-kck-pa-zbatuar/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended