Report TV - Vrasja në Shkodër, tregtarët e banorët: Kemi frikë, na ruajtë Zoti, viktima pa probleme

  • 5 years ago
Një ditë pas krimit në Shkodër pranë tregut të Rusit, tregtarë dhe qytetarë pranojnë që ndihen të tronditur dhe frikësuar nga kjo ngjarje e rëndë. Banorët dhe tregtarët thonë se viktima nuk ishte person problematik, ndërsa shprehen të frikësuar dhe nuk pranojnë që të flasin për dinamikën e ngjarjes.

Frikë kemi, por ishalla na ruan Zoti, dje nuk kemi qenë këtu. E keqja është, por momentet janë të tilla, arsyet i dinë vetë ata. Ka qenë shumë agresive. Frikë është por nuk kam punë me njeri. Viktimën e kam njohur. Nuk ishte person problematik. Jemi të pasigurt, mjerë atij që i ka rënë.

Banorët dhe tregtarët në Shkodër
Në këtë zonë ku u vra dje Fatos Ferracaku dhe u plagos Fatmir Mehaj në janar të këtij viti nga shpërthimi i tritolit mbetën të plagosur 9 persona. E megjithatë kamerat e sigurisë janë të vetmit dëshmitarë që "guxojnë" të flasin për dinamikën dhe policia e Shkodrës i ka varur shpresat pikërisht tek pamjet filmike.

Recommended