Basha hoqi dorë nga tubimet/ Sekretari i LSI-së në Report Tv: Duhet të rakordohemi për protestat
  • 4 years ago
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari ishte i ftuar në studion e Report Tv pas konventës së LSI-së. Ai sot u emërua nga partia drejtues politik në Korçë, ndërsa në vendin e tij në Tiranë erdhi Përparim Spahiu, ish-deputet i Dibrës. Brahimllari shpjegoi lëvizjet, ndërsa në aksionin opozitar për 2020 nuk përjashtoi protestat, por më parë, theksoi sekretari i LSI-së, duhet një rakordim në frontin opozitar, teksa Lulzim Basha në dhjetor deklaroi se rruga e vetme për ardhjen në pushtet janë zgjedhjet duke hequr dorë nga protestat.

"Unë mbaja detyrën edhe për organizimin e LSI-së në Tiranë, tani këtë detyrë do ta mbajë Përparim Spahiu. Unë do merrem me koordinimin e qarkut të Korçës për të fuqizuar rolin e strukturave të LSI-së. Brenda LSI-së ka pasur debat për përmirësimin e punës organizative. Ne e fillojmë vitin me një konventë që është shumë e qartë për aksionin politik. LSI ka një axhendë të saj të fortë. Ne po hartojmë strategjinë tonë, që do të vijojë me Elbasanin, Korçën, Vlorën, etj.
Recommended