Basha: Vendi eshte perfshire nga protestat nga keqqeverisja

  • 5 years ago
Lulzim Basha thotë se vendi është përfshirë nga një valë protestash për shkak të keqqeverisjes. Sipas tij protesta e studenteve është shembulli më i mirë që tregon se si me arrogancë kryeministri Edi Rama nuk pranon kërkesat e tyre.

Deklaratën kreu i Partisë Demokratike e bëri nga zona e ?Astirit?, ku banorët vazhdojnë protestën kundër projektit të Unazës së Madhe. Basha tha se pas këtij projekti qëndron një tjetër aferë korruptive, për të cilën premtoi se do të ketë të dhëna konkrete në ditët në vijim.

?Është manipuluar plani urbanistik i qytetit të Tiranës, për t?i hapur rrugë një skeme kriminale e cila mbi gërmadhat apo rrënojat e shtëpive që donin të prishnin këtu do ndërtonin pallate shumëkatëshe me paratë e krimit të organizuar. Ne po mbledhim të dhëna zyrtare për këtë aferë kriminale, e cila për nga vlera financiare tejkalon 40 milionë eurot e shqiptarëve që po vidhen nga buxheti i shtetit. Brenda dy ditëve të ardhshme, ju dhe qytetarët do të kenë në dispozicion dokumentet zyrtare që faktojnë këtë që ju konfirmoj sot, pjesën e dytë të kësaj afere, akoma më të madhe nga përmasat financiare, po kaq të rëndë nga përmasat kriminale.?

Basha akuzoi Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku se mban peng hetimet dhe se nuk ka çuar para drejtësisë zyrtaret e lartë të përfshirë në skandalin me tenderin në lotin e parë të fituar nga kompania ?DH Albania?.

Tv Klan

Recommended