Konkursi kombëtar 'Të sigurt mbi dy rrota' Balluku Fëmijët duhet të sensibilizohen
  • 5 years ago
Në Tiranë u mbajt finalja e Konkursit Kombëtar Edukativ "Të sigurt mbi dy rrota" 2019, ku fëmijët finalistë u përzgjodhën pas një maratone të gjatë aktivitetesh edukimi dhe konkurrimi të zhvilluar në 104 shkolla në 11 qytete kryesore të vendit. Fëmijët konkurruan me ushtrime me biçikletë, testim njohurish teorike, konkurs vizatimi dhe argëtim.

Aktiviteti, i cili ka për synim njohjen e fëmijëve me sinjalistikën rrugore dhe edukimin me rregullat e qarkullimit në rrugë, e ndoqi nga afër edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, teksa të pranishëm ishin Blendi Gonxhja, Niko Leka si dhe drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola.

Duke ju drejtuar fëmijëve, ministrja Balluku tha se nesër ata do të jenë qytetarë më të mirë sepse po mësojnë që të vegjël se si duhen respektuar rregullat e trafikut rrugor, apo sa e rëndësishme është për transportin që të gjithë të respektojmë të njëjtat rregulla.

?Jeni absolutisht drejtuesit më të mirë dhe ata që nesër do bëheni qytetar edhe më të mirë se ne sepse ju po mësoni që të vegjël sesi duhen respektuar rregullat e trafikut rrugor, sesa i rëndësishëm është për transportin që të gjithë të respektojmë të njëjtat rregulla dhe nga ana tjetër investimi më i madh që mund të bëj një vend është që të investoje tek fëmijët?, u shpreh Balluku. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se institucioni që ajo drejton e mbështet këtë aktivitet teksa ftoi fëmijët fitues të konkursit që të vizitojnë mjediset e MIE-së apo drejtorive të saj, për të parë dhe mësuar më shumë për transportin.
Recommended