Prezantohet Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha e Këshilli Teknik, Balluku: Siguria e tyre prioritet
  • 3 years ago
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi kryetarin dhe anëtarët e rinj të Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha dhe Këshillit Teknik të Përhershëm të Digave, ndërsa u la si detyrë skanimin e situatës së digave në vend, mundësisht brenda vitit. Ministrja Balluku theksoi se siguria e digave është prioritet, sidomos në zonat e banuara, siç është Tirana, me rreth 40 diga. Ministrja Balluku theksoi se fokusi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë do të jetë tek ky Komitet duke e ngritur atë në nivelin më të lartë profesional. Që nga skanimi i situatës së digave, i cili është një proces shumë i rëndësishëm që duhet ndjekur dhe deri tek zhvillimi i të gjithë dokumentacioneve që duhet të ketë çdo dosje e çdo dige, janë detyrat parësore që dalin përpara KKDM. Anëtarët e rinj të Komitetit dhe Këshillit Teknik, janë me një eksperiencë të gjatë në këtë sektor dhe njohës mjaftë të mirë të gjendjes në terren

?Në Republikën e Shqipërisë kemi diga të volumeve shumë të mëdha, siç janë digat e kaskadës së Drinit, apo kemi diga, të cilat ndodhen me shumicë në zona të banuara, siç është qyteti i Tiranës, i cili është një nga qytetet me numrin më të madh të digave, mbi 40 diga. Siguria e digave për ne është prioritet dhe misioni i Komitetit tuaj është që kjo siguri të garantohet në çdo hap të administratës?, nënvizoi ministrja Balluku.

Kryetari i KKDM, Arjan Jovani, duke garantuar për angazhimin e Komitetit në detyrën e ngarkuar, bëri një pasqyrim të situatës së digave në Shqipëri.

?Në vendin tonë janë 650 diga në total, nga të cilat 362 janë diga të mëdha me lartësi mbi 15 metra. Diga e parw është ndërtuar në Shqipëri në vitin 1957. Sot jemi në këtë situatë që ne kemi shumë pak diga të reja, 5 apo 6 të tilla dhe shumica e digave janë mbi 30-40-vjeçare, të cilat kërkojnë patjetër mirëmbajtje, monitorim dhe një shfrytëzim me kujdes?, bëri të ditur Jovani.
Recommended