Report TV -Balluku: Prioritet diversifikimi i burimeve për prodhimin e energjisë
  • 5 years ago
Ditën e sotme në Tiranë është mbajtur Forumi i Kartës Ndërkombëtar të Energjisë, ku u diskutua për diverisfikimin e energjisë, burimeve të rinovueshme dhe efiçencës së Energjisë.

Në fjalën hapëse të këtij takimi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se në prodhimin e energjisë elektrike Shqipëria vazhdon të mbetet një vend 100% prodhues nga burime të rinovueshme dhe ndoshta është i vetmi i tillë në Europë.

Ndërkohë Balluku theksoi se zhvillimi i Forumit të Konferencës së Kartës së Energjisë 2019 nën presidencën shqiptare është një nga ngjarjet më të rëndësishme për sektorin e energjisë në Shqipëri dhe për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë veçanërisht.

Në këtë forum kanë qënë të pranishëm edhe përfaqësues nga të gjitha vendet anëtare.
Recommended