Report Tv-Ministrja Balluku i përgjigjet Metës: Tender LIVE për projektin e Unazës së Re

  • 5 years ago
TIRANE-Projekti i Unazës së Re, loti i parë do të tenderohet në një proces LIVE para kamerave. Në një deklaratë për mediat ministrja Belinda Balluku iu përgjigj Presidentit Meta duke theksuar se projekti nuk do të anulohet. Gjithashtu ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u shpreh sot se është e hapur dhe gati për rishikimin me qëllim përmirësimin e projektit, që përfshin nyjen e rëndësishme te sheshi Shqiponja, por kurrsesi anulimin.

"Arsyeja pse po komunikoj sot me ju është nevoja për t'i dhënë fund aludimeve, deklaratave dhe lajmeve të rreme mbi projektin e Unazës së Re. Për ti bërë të qartë kujtdo, një herë e mirë, se projekti është i përmirësueshëm, po jo i bllokueshëm apo aq me pak i anulueshëm. Tirana dhe gjithë Shqipëria që kalon në atë segment kur vjen në kryeqytet, s'mund të merret peng nga askush dhe për asnjë arsye.

Është folur e stërfolur për kosto e për kilometra, por projekti është tejet kompleks dhe me një numër të konsiderueshëm nyjesh e veprash arti në një distance relativisht të shkurtër, po ama në mes të një zone të populluar ku intensiteti i banimit dhe aktivitetit do shkojë duke u rritur. Pra edhe kompleksiteti i projektit ka një arsye të veten shumë legjitime. Informoj për të përhapur çdo mjegull mediatike, se loti i dytë dhe i tretë do të vazhdojnë sipas procedurave të kryera.

Po ashtu, procesi i shpronësimeve është në vijë sipas ligjit e në respekt të së drejtës të çdo subjekti që gëzon një titull pronësie. Familje në mes të katër rrugëve, qoftë edhe kur nuk e kanë një titull pronësie ne nuk do të lëmë. Prishjet e godinave që pengojnë projektin do të vazhdojnë pa asnjë diferencim, sipas ligjit.

Është me rëndësi të nënvizohet se vetëm pak ditë më pare, Bashkia e Tiranës ka kaluar 8 plane zhvillimi (PDV) në Këshillin Teknik për parcela buzë unazës. Pse është me rëndësi? Sepse PDV janë instrumenta që u japin banorëve të asaj zone mundësinë e zhvillimit të pronës dhe të marrëveshjeve me zhvilluesit kur janë në një shtëpi apo biznes pa dokumente.

Ndërkohë, kam vendosur organizimin e një tryeze me Bashkinë e Tiranës dhe specialistë që të vlerësojmë në çdo aspekt teknik projektin e lotit 3 - duke mos përjashtuar edhe rishikimin e tij nëse ka vend për një rishikim që e përmirëson projektin - gjë që do ta bëjmë në çdo hap me çdo projekt e në çdo kantier, ku dalin probleme apo lindin ide fituese në të mirë të projektit. Fokusi i këtij vlerësimi do të jetë tek nyja strategjike e quajtur e Shqiponjës, ku çdo marzh sado i vogël përmirësimi do të konsiderohet me shumë seriozitet.

Së fundi, i kam kërkuar ARRSH-së që të përgatitet që çdo garë publike e organizuar prej atij institucioni të jetë live, para kamerave dhe publikut. Ndërkohë që dy projektet strategjike të PPP-ve për akset Milot - Balldren dhe Orikum - Llogara, do t'ia përcjell qeverisë dhe pastaj parlamentit, për të siguruara një debat transparent mbi faktet e shifrat, në sytë e publikut dhe evituar për aq sa mundemi, debatet e neveritshme me aku...

Recommended