Balluku: Ndryshimet në ligjin e energjisë për të tërhequr sa më shumë investime dhe krijuar pavarësi

  • 4 years ago
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë fjalës së saj në Kuvend, tha se ndryshimet e kërkuara në ligjin për sektorin e energjisë elektrike do të sjellin dhe tërheqin më shumë investime përmes krijimit të një kornize të qëndrueshme rregullator. Reforma në energjetikë është edhe një domosdoshmëri për hapjen e negociatave me BE.

Ministrja Balluku tha se ndërhyrja në ligjin aktual është konsideruar e nevojshme për të siguruar ndryshimin apo shfuqizimin e një numri dispozitash, të cilat pengojnë arritjen e autonomisë së plotë të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, si dhe ndarjen ligjore e funksionale të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, një proces i nisur më 1 janar 2020.

Recommended