Report TV - Balluku: Më 12 Mars mbyllet gara për Aeroportit e Vlorës! Koncesioni zgjat 35 vite
  • 4 years ago
Ministrja e Infrastrukturë dhe Energjetikës, Belinda Balluku deklaroi se nga sot hapet tenderi për Aeroportin e Vlorës. Ajo tha se gara do  të mbyllet në datë 12 Mars, për t'i hapur rrugë punimeve që do të nisin në datë 31 Maj.

"Kemi ngritur një tender ndërkombëtar për një vepër ndërkombëtare, bazuar në parimet e barazisë dhe konkurrencës. Ky aeroport është pikënisja e planit të investimit që kemi. Shumë shpejt do të hapet tenderi Adriatiko-Jonian, Thumanë- Rrogozhinë. Do punojmë për tunelin e Llogarasë. Hapet zyrtarisht thirrja për ndërtim dhe operim të aeroportit. Shpallim sot hapjen e këtij tenderi ndërkombëtar, do të sjell konkurrencës dhe shërbime të larta. Me 12 mars përfundon afati për të dorëzuar ofertat. 35 vite zgjat koncesioni. 31 maj fillojnë punimet për ndërtimin e tij", tha Balluku.
Recommended