Report Tv-Paketa fiskale 2019, Bregasi: Të ulet TVSH për bukën dhe çmimin e energjisë
  • 6 years ago
hoqatat e biznesit në kuadër të kuadër të propozimeve që do ti paraprijë paketës fiskale 2019 kanë përgatitur një sërë kërkesa, të cilat ia kanë përcjellë Ministrisë së Financave. Luan Bregasi, kreu i biznes Albania në një dalje për mediat tha se propozimet synojnë të nxisisn ekonominë, por edhe për të bërë më konkuruese industrinë vendase.

Shoqata e prodhuesve të bukës ka propozuar që tvsh e bukës të bëhet 10 %. Kaq e kanë dhe gjithë vendet e rajonit. Së dyti mosd hënia e kuponit tatimor. Gabimet njerëzore të jenë më të lejueshme nga ana tatimore.

Luan Bregasi, Kreu i Biznes Albania
Propozimi për taksën vendore vjen për pagesën e saj në bizneset e mëdha me një nipt kryesor ose si biznesi i vogël për tre nipte që ka kompania. Nga ana tjetër, Bregasi tha se shumë industri prodhuese nuk janë konkurente në treg për shkak të ngarkesës së madhe që kanë me taksat ndaj propozohet që :

Të hiqet taksa e ambalazhit plastik dhe e qelqit. Këto produkte janë të riciklueshme dhe sipas direktivave të BE gjithë ambalazhet që janë të riciklueshme nuk kanë taksë.

Luan Bregasi, Kreu i Biznes Albania