Kryemadhi: Duhet pakt kombëtar, jo politik! LSI angazhohet të çojë para reformën zgjedhore
  • 4 years ago
TIRANË - Për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, miratimi i reformës zgjedhore do t'i jepte fund krizës politike, por sipas saj është kryeministri Edi Rama që nuk e dëshiron implementimin e saj pasi ka frikë nga zgjedhjet. Teksa shpërndau karta anëtarësie të të rinjve që angazhohen në partinë e saj, Krymadhi tha se vendi ka nevojë për një pak kombëtar, që nuk është një marrëveshje politike, për të hartuar politika afatgjata për Shqipërinë. Ajo tha se prioritet është hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe plotësimi i 9 kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman. "Ne si LSI marrim përgjegjësitë dhe angazhohemi të çojmë deri në fund reformat", tha kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Recommended