RTV Ora - Festohet një qershori, në Tiranë dhe rrethe aktivitete festive për fëmijët
  • 5 years ago
#rtvora
Në Tiranë 1 Qershori u festua me aktivitete të larmishme e argëtuese. Politika apeloi për më shumë punë për të ardhmen e fëmijëve ndërsa më të vegjlit kërkuan më tepër vëmëndje.

Tirana e priti me festë, muzikë e ngjyra 1 Qershorin.

Fëmijët iu gëzuan aktiviteteve argëtuese përgatitur enkas për ta.

Në ditën e tyre, të vegjlit kërkuan një Shqipëri më të mirë dhe më shumë vëmendje.

"Të ishte Shqipëria më e pastër dhe më e rregullt"

Përmes argëtimit përcollën edhe mesazhe të rëndësishme, si kujdesin për natyrën, për kafshët por edhe për t`u ushqyer shëndetshëm.

Kryetari Erion Veliaj, iu bashkua aktiviteteve ku nuk munguan deklaratat politike.

Veliaj: Për ideal të partisë shkatërroheshin procese dhe nervat e njerëzve. Sot jemi në një epokë tjetër. Tirana po ecën përpara, e sigurt që do vazhdojë të ecë përpara edhe në 4 vitet e ardhshme. Data 30 nuk është që partitë të zgjedhin popullin, por populli të zgjedhë partitë. Unë besoj se zgjedhja në Tiranë është çfarë do bëjmë për fëmijët.

Festën e uroi edhe Presidenti Meta i cili në rrjetet sociale tha se të gjithë duhet të punojnë për të ardhmen e fëmijëve.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha u shpreh se e ardhmja në Shqipëri do jetë më e mirë, më e sigurt dhe se ata do të rriten me mundësi.

Një Qershori u festua edhe në qytete të tjera, ku fëmijët u bënë pjesë e aktiviteteve të organizuara nga bashkitë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/festohet-nje-qershori-ne-tirane-dhe-rrethe-aktivitete-festive-femijet
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended