Report TV - Veliaj: Çdo martesë dhe lindje në Tiranë të festohet me një pemë

  • 5 years ago
Nëse martohesh apo lind një fëmijë në Tiranë, mund ta shoqërosh gëzimin e jetës tënde edhe duke mbjellë një pemë. Kështu, jo vetëm e përjetëson atë ditë të shënuar, por fëmijëve të tu u lë një qytet më të mirë e më të gjelbër. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijoi aksionin e mbjelljes së pemëve në zonën që njihet si ish-Fusha e Aviacionit në Njësinë 7, nga ku u bëri thirrje të gjithë të rinjve që kanë vendosur ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në Tiranë, por edhe prindërve që sapo janë bërë me fëmijë, që ngjarjen e rëndësishme të jetës së tyre ta festojnë duke mbjellë një pemë.

?Për herë të parë në këtë vit nuk do t?i kushtëzojmë, por do t?i inkurajojmë të gjithë ata që lidhin martësë apo regjistrojnë fëmijët e sapolindur me mbjelljen e një peme. Është një kusht miqësor, jo se nuk e kemi detyrimin t?ua japim çertifikatën e martesës apo të lindjes, porse duam që ta kushtëzojmë për të emancipuar prindërit. Vetëm në Njësinë 7, ku çdo ditë martohen 3 çifte, i bie të mbjellim 1000 pemë në vit. Sikur çdo njësi të mbillte 1000 pemë në vit nga martesat dhe 2-3 mijë nga lindjet, do të kishim realisht një qytet shumë më miqësor?, tha kryebashkiaku Veliaj.

Gjithashtu, ai u bëri thirrje edhe bizneseve që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Tiranë, por edhe çdo qytetari tjetër, që t?i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve, për t?i lënë qytetit një trashëgimi për të ardhmen. Ai u shpreh i bindur se Tirana në gjithë këtë stinë të re mbjelljesh do ta thyejë rekordin e vitit të shkuar.

Recommended