Shoqata “Devolli” mbjell pemë në Tiranë, Veliaj: Tirana ka hapur dyert për të gjithë
  • 5 years ago
Për të tretin vit radhazi, shoqata ?Devolli? iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë dhe për të shtuar gjelbërimin në Parkun e Liqenit, në atë që njihet si ?Pylli i Dritëroit?.

Anëtarë të kësaj shoqate, të cilët jetojnë dhe punojnë në kryeqytet, së bashku me familjet e tyre, të shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj mbollën disa fidanë në shenjë mirënjohje për qytetin që u hapi dyert dhe zemrën.

Kryebashkiaku nënvizoi se Tirana është një qytet i destinuar të rritet dhe këtë e tregon edhe numri i lartë i atyre që zgjedhin ta ndërtojnë jetën e tyre këtu. Ai e quajti këtë veprim një simbolikë të një Tirane që ka hapur dyert për të gjithë.
Recommended