Ora News - Veliaj mbjell një pemë për djalin e tij: Këtë vit do thyejmë rekord
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi që fushatën e këtij viti për mbjelljen e pemëve ta nisë duke mbjellë një pemë për djalin e tij, Kajanin, i cili erdhi në jetë disa ditë më parë.

?Unë e mbolla pemën e parë për këtë vit për djalin tim, ndaj kushdo që do të mbjellë një pemë për fëmijën e tij, për djalin ose vajzën, qoftë edhe si kontribut për qytetin, për mjedisin, për kauzat ku beson, për të kujtuar diçka të bukur, mbjellja e një peme është mënyra më e mirë. Në këtë qytet jemi bërë të mirë falë bashkëpunimit dhe solidaritetit, kemi mësuar se kur njerëzit bëhen bashkë, bëjnë mrekulli?, tha ai.

Nisja e fushatës për mbjelljen e pemëve përkoi edhe me Ditën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përfaqësuesit e OKB-së në Tiranë iu bashkuan kryebashkiakut Veliaj për mbjelljen e pemëve në Parkun e Liqenit, si një mënyrë për të përmbushur misionin e saj lidhur me një mjedis të qëndrueshëm në qytete të qëndrueshme. Kryetari i Bashkisë së Tiranës u shoqërua në këtë aksion nga Kordinatori i Përhershëm i UNDP-së në Tiranë, Brian J. Ëilliams.

Veliaj tha se objektivi i Bashkisë së Tiranës për këtë vit është jo vetëm të thyejë rekordin e vendosur sezonin e shkuar të mbjelljeve, por të arrijë të mbjellë 150 mijë pemë.

?Sot kemi mbjellë serinë e parë të atyre që do të jenë 150 mijë pemë për fushatën e këtij viti. Besoj se do ta thyejmë rekordin e vitit të kaluar, që ishte 126-127 mijë pemë. Është një ditë fantastike për ta nisur me këmbë të mbarë me kolegët e agjencive të OKB-së në Tiranë, për ta festuar në mënyrë konkrete, jo me seminare, jo me konferenca, jo me fjalime, por duke i dhënë qytetit një kontribut që në thelb flet mijëra fjalë për misionin e Kombeve të Bashkuara. Mezi pres që këtë vit, qytetarët të na përgjigjen duke mbjellë pemë; mund të jetë poshtë pallatit, këtu te Liqeni siç po bëjmë sot, apo në një territor tjetër që do të përcaktohet nga Bashkia e Tiranës?, shtoi Veliaj.

Kordinatori i Përhershëm i UNDP-së në Tiranë, Brian J. Williams, shprehu mirënjohjen e tij që Bashkia e Tiranës këtë aksion vendosi ta nisë pikërisht në Ditën e OKB-së, ndërsa vlerësoi kujdesin e Bashkisë së Tiranës për mjedisin.

?Familja e Kombeve të Bashkuara është shumë krenare që kryebashkiaku dhe qyteti i Tiranës, zgjodhën që sot të nisin fushatën e tyre. Është Dita e Kombeve të Bashkuara dhe mendojmë seriozisht që kjo përpjekje për pemët është një kontribut për një nevojë globale, siç është kujdesi për mjedisin. Kështu që, ky event sot, në ditën e Kombeve të Bashkuara, tregon edhe njëherë se lidershipi i Tiranës po demonstron vullnet, jo vetëm në Tiranë, por në fakt në të gjithë Shqipërinë. Jemi shumë krenarë dhe të lumtur që po festojmë ditëlindjen tonë, me zotin Veliaj dhe Bashkinë e Tiranës, APR dhe shumë të tjerë që po tregojnë një lidership kaq të mrekullueshëm këtu në Shqipëri?, tha Brian J. Williams.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-nis-serish-fushaten-do-thyejme-...
Recommended