Festa e 7 Marsit, Veliaj dhe nxënësit e gjimnazeve të Tiranës mbjellin pemë për mësuesit

  • 5 years ago
Nxënësit e gjimnazeve ?Ismail Qemali? dhe ?Asim Vokshi? zgjodhën t?ia urojnë ndryshe festën e 7 Marsit mësuesve të tyre. Së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ata iu bashkuan nismës për mbjelljen e pemëve, por me qëllimin që pemët e mbjella të jenë dhurata e tyre për mësuesit këtë 7 Mars. Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi nismën e të rinjve dhe përgjegjshmërinë e treguar për qytetin.

?Fakti që ka qenë një nga shkollat model me mësimet, me notat, me sportin, me aktivitete kulturore, me ?Tirana Art Fest? dhe me mbjelljet e pemëve, do të thotë se realisht po funksionojmë si një komunitet, ?një për të gjithë e të gjithë për një?. Kur ishte rasti i bashkisë që ?Ismail Qemali? të ishte një shkollë model, e bëmë punën tonë duke e rikonstruktuar plotësisht, por tani që bashkia ka nevojë për pemë, po na përgjigjet gjithë komuniteti i ?Ismail Qemalit?, mësues, nxënës, prindër. Sot ju jam shumë mirënjohës?, tha ai.

Recommended