Tregu i bagëtive në pazarin e Çërravës, pa kontroll - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pazari i Çërravës është më i madhi i gjësë së gjallë në juglindje të vendit. Ky treg funksionon një herë në javë ashtu si edhe dy tregjet e tjera të bagëtive, në Korçë dhe Ersekë. Ndryshe nga këta të dy, tregu i Çëravës është i rrethuar dhe ka portë hyrese, Por edhe pse i tille, sërish kafshët tregtohen të pamatrikulluara dhe pa certifikata veterinare.



Vladimir Jaçeli, veteriner në këtë treg thotë se e ka të pamundur të ndalojë hyrjen e kafshëve të pamatrikulluara.

 

?Mund te them se standardet nuk plotësohen ashtu si i do ligji. Mund te them vetëm se rrethimi i plotëson standardet dhe largësia nga qendra e banuar, ndërsa kushtet e tjera nuk plotësohen. Shqetësimi më i madh është se kafshët futen pa matrikull dhe pa certifikata dhe ky është problemi më i vështirë, për arsye se ne si pushtet vendor bëjmë kontrollin çdo të enjte aty, ne nuk duhet ti lejojmë por duke qene masivisht që kafshët janë të papajisura me certifikata veterinare e kemi te pamundur ti ndalojmë. Janë me shumicë dhe krijojmë problem social, ne i lejojmë pasi ata ankohen se nuk kemi ku i marrim certifikatat veterinare.?



Gjendjen ne pazarin e Çëravës e pranon edhe shefi i shërbimit veterinar ne Drejtorinë e Kuqësisë Korçë.



?Ne jemi mese te ndërgjegjshëm që kafshët të pamatrikulluara ka. Edhe ndonjë rast te veçante ka qe mund të lëvizin pa certifikatë veterinare. Barrikada kryesore është veterineri i tregut te kafshëve të gjalla që duhet ta ndalojë që t porta e hyrjes, që duhet te shikojë nëse ka certifikatë veterinare dhe të shohë nëse është apo jo e matrikulluar.?

 

Prefekti i qarkut të Korçës, Dhori Spirollari, thotë se këto kafshë të pamatrikulluara dhe pa certifikate veterinare jane rrezik per shëndetin e qytetarëve.

 

?Kjo është e palejueshme dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi. Është e patolerueshme që të tregtohet gjeja e gjallë pa matrikullim. Pikërisht prandaj është bërë edhe rrethi që në hyrje të tregut veterineret e bashkisë të bëjnë kontrollin e tyre dhe të mos lejojnë asnjë kafshë që të futet në treg, pasi pa ditur origjinën, absolutisht nuk ka siguri ushqimore.



Të tre tregjet e juglindjes nuk plotësojnë as kushtet më minimale të një tregu të gjësë së gjallë, ndërsa Çërava bën përjashtim vetëm tek rrethimi.

Recommended