Lidhja e sheshit “Skënderbej” me “Pazarin e ri” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pazari i ri dhe zgjatimi i Bulevardit nuk do te jene pjese te ndara te qendrës se kryeqytetit. Urbanistet po shohin mundësinë e një lidhje harmonike mes sheshit ?Skenderbej?, Pazarit dhe Bulevardit te ri.Shefi i urbanistikes ne bashkinë e Tiranës Ditjon Baboçi tregon se projekti qe do te lidhe Sheshin me Pazarin e ri synon te shtoje hapësirat për këmbësoret, biçikletat si dhe te eliminoje korsite e parkimit ne te dy krahët e rrugës ?Luigj Gurakuqi?. Po ashtu do te ndërhyhet edhe ne shtresat e rrugës.Një projekt i ngjashëm do te zbatohet edhe ne Bulevardin ?Zogu i pare?, segmenti ndërlidhës mes qendrës pedonale dhe bulevardit te ri.Për projektin e ndërhyrjes ne bulevardin ?Zogu i pare? urbanistet janë ende ne diskutim nëse do te qëndrojnë pllakat e kuqe te vendosura nga kryetari i mëparshëm i bashkisë Edi Rama apo te zëvendësohen me shtresat e gurit te ngjashme me ato te qendrës.
Recommended