Mungon kontrolli shendetesor ne Kapshtice - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri i emigrantëve që kanë hyrë në pikën kufitare të Kapshticës ka shënuar rritje.TONIN FRROKU - GAZETAR(vetëm paraditen e sotme nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë më shumë se 65 shtetas shqiptarë të cilët më pas do të karantinohen në banesat e tyre)Shumë prej emigrantëve të ardhur kanë qenë me punë sezonale në shtetin fqinj. Ata tregojnë për vizion plus se në doganë mungonte kontrolli i kujdesit shëndetësor. Mungesa e grupeve të kujdesit shëndetësor pranohet edhe nga vetë autoritetet, të cilat thonë se janë në pritje të udhëzimeve të reja në lidhje me kontrollet shëndetësore të emigrantëve. Gjatë 24 orëve të fundit nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë 97 shtetas shqiptarë. Pas kryerjes së procedurave, ata janë drejtuar drejt banesave të tyre ku do të qëndrojnë në izolim për 14 ditë.