Zjarr në Laç, shkrumbohet tregu industrial - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tregu industrial i Laçit u përfshi mëngjesin e kësaj të hënë nga një zjarr.Sipas raportimeve paraprake nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme matreriale.Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrëfikëse.Zjarri i rënë mëngjesin e kësaj të hënë në tregun industrial në Laç mendohet të jetë i qëllimshëm.Sipas banorëve të zonës, policia ka sekuestruar një bidon benzinë ndërsa raportohet se tregëtarët kanë bërë denoncim për një person pak ditë më parë i cili kishte i paralajmëruar ata se do të digjte tregun për faktin se ishte pronar i truallit.Në vendngjarje vijonë të ketë ende vatra zjarri ndërsa tregëtarët raportojnë se u janë shkaktuar rreth 200 milionë lekë dëme.
Recommended