Hapet tregu i parë publik i rrobave të përdorura në Shkozë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nga sot, 103 familje nga komuniteti rom dhe egjiptian nuk do kenë më nevojë që të shesin rroba në rrugë, jashtë çdo standardi, në mes të pluhurit dhe shiut.Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë hapën këtë të mërkurë tregun e parë publik të rrobave të përdorura në Shkozë për nxitjen e vetëpunësimit dhe tregtinë ambulatore të komunitetit rom dhe egjiptian.Në përurimin e tregut mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputetja e PS, Elona Gjebrea dhe drejtori i OSFA-s, Andi Dobrushi.Kryebashkiaku Veliaj falenderoi OSFA-n për këtë bashkëpunim konkret, ndërsa theksoi se ky treg i jep dinjitet tregtisë së një komuniteti që ka shoqëruar zhvillimin e shoqërisë shqiptare në vitet e tranzicionit.Ai theksoi se hapja e këtij tregu është mundësi punësimi për shumë familje në nevojë të përjashtuara nga taksa për hapësirën publike, por duke nxitur formalizimin dhe arsimimin e familjeve të këtyre dy komuniteteve.
Recommended