Ora News - Basha: Vettingu në politikë është negociuar, Ramës i mbetet vetëm ta votojë pro
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se nuk ka asgjë për të negociuar me kryeministrin Rama lidhur me nismën ligjore të ndërmarrë nga demokratët për vettingun në politikë, e cila është depozituar sot në Kuvend.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha tha se propozimi i opozitës për vettingun në politikë është i njëjtë me atë për gjyqtarët dhe prokurorët që është votuar me 140 vota dhe se Ramës i mbetet vetëm ta votojë pro ose kundër.

Basha: Ligji është negociuar njëherë sepse është identik me atë të gjyqëtarëve dhe prokurorëve. Gjuha e ligjit është identike. Nuk ka mbetur asgjë për të negociuar. Ne e kemi bërë dakordësimin. Kjo ose votohet, ose rrëzohet. Opozita ka marrë një vendim në Elbasan për ta votuar pro. Ramën pyeteni nëse do ta votojë pro apo jo. Ai ka vetëm një detyrë, të mos e pengojë dhe ta sjellë në Kuvend.

I pyetur nëse ka frikë të ulet në bisedime me Ramën, Basha pati këtë koment:

Basha: Opozita ka paraqitur një platformë për reformën në drejtësi. Nuk është e vërtetë që nuk kemi paraqitur propozime. Çështja që parashtrojmë sot është vettingu u politikanëve të lidhur me krimin. Si rezultat i kësaj bashkëqeverisje me krimin Shqipëria po degradon dita-ditës.Dje u vra informatori i policisë me snajper, dhe sa kohë duhet të presim? Kjo nuk pret, është emergjencë kombëtare. Opozita është e angazhuar për një drejtësi të pa kapur politikisht, dënimi i politikanëve do të bëhet nga drejtësia. Detyra jonë është ti nxjerrim nga institucionet. Ja dolëm për ligjin e dekriminalizimit, edhe kësaj rradhe do t'ia dalim. Vettingu për politikanët do ti japë fund edhe kësaj forme të re të bashkëpunimit mes krimit dhe qeverisë.

Basha tha se duhet ndarë njeherë e mirë krimi nga qeverisja.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-te-largojme-me-vetting-gjeneraten-e-dyte-te-krimineleve-ne-qeveri
Recommended