Basha: Jo dialog me Edi Ramën - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pavarsisht kërkesave të shumta nga nderkombëtarët për tu ulur në bisedime, lideri i opozitës Lulzim Basha refuzoi dialogun me Edi Ramën.?Asgjë nuk do të përparojë, asnjë dialog nuk do të nisë, pa larguar shkaktarin dhe arkitektin e narko-shtetit. Dhe mesazhi që kumbon kudo është ky: Nuk do të ketë më demokraci fallco, nuk do të pranojmë më parlament fallco, nuk do të pranojmë më drejtësi fallco, nuk do të pranojmë më ekonomi fallco.?Gjatë takimit në Kukës dhe Kurbin, Basha u kërkoi demokratëve që me 13 prill të bëhen bashkë për të rrëzuar ramën nga pushteti.?Të gjitha sondazhet e Partisë Demokratike, të aleatëve tanë, të kundërshtarit tonë politik dhe ato të ashtuquajturat të pavarura, konfirmojnë se sot Partia Demokratike është shumicë absolute dhe, bashkë me koalicionin tonë, është gati që në një proces të lirë zgjedhor të marrë përgjegjësitë e drejtimit dhe qeverisjes së Shqipërisë drejt destinit tonë evropian. Shumica dërrmuese e shqiptarëve, nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër do t?i jepnin mandatin qeverisës Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Por miqtë e mi, zgjedhjet nuk do të mbahen nesër. Dhe zgjedhje në Shqipëri nuk do të ketë pa garantuar kushtet dhe standardet që kurrë më krimi dhe kriminelët, hajdutët dhe oligarkët, të mos diktojnë një tjetër fallco-parlament dhe një tjetër fallco-qeveri. ?Lulzim Basha tha se qytetarët shqiptarëve kanë nevojë për ndryshim dhe drejtësi.
Recommended