Jens Stoltenberg Koferencë me Edi Ramën - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg i shprehu ngushëllimet e tij kryeministrit Edi Rama për humbjen familjare gjatë tërmetit të 26 Nëntorit. Në një konferencë të përbashkët nga Brukseli, Stoltenberg mirëpriti edhe faktin që Edi Rama është kryesues i OSBE.?Ishim të shokuar për tërmetin e nëntorit, në NATO ndjejmë vuajtjen. Edi edhe ti ke humbje personale, prano ngushëllimet e mia. Kemi mobilizuar, jemi bashkë dhe veprojmë bashkë. Të mirëpres në NATO si kryesues të OSBE. Faleminderit për mbështetjen si në NATO, ashtu edhe në OSCE. OSCE është një forum i rëndësishëm, sidomos për konfliktin në Ukrainë, mbështetuni te NATO gjatë kryesimit. Jeni aleatë të vlefshëm në Kosovë dhe Afganistan. Ne mund të mbështetemi te Shqipëria. Roli juaj është aktiv në politikat e NATO. NATO investoi në Kuçovë, jemi më të sigurt.?Kreu i qeverisë nga ana tjetër falenderoi Stoltenberg për mesazhin e dhënë, ndërsa shtoi se do të plotësojë çdo detyrë për të bërë më të lehtë jetën e qytetarëve.?Jam i nderuar të jem këtu në detyrën e kryesimit të OSBE dhe të ndaj me ju disa më shumë mbi marrëdhënien Shqipëri-NATO. Faleminderit për fjalët e ngrohta për tragjendinë që goditi Shqipërinë në nëntor, si dhe për ndihmën tuaj bujare të aleancës dhe më duhet t?ju them edhe publikisht, ju jemi shumë mirënjohës, juve dhe vendeve të NATO. Që nga dita e parë në krahun tonë. Për të përballur tragjedinë. Të plotësojmë detyrimet për të bërë më të lehtë jetën e qytetarëve.?Pas lëkundjeve të forta të tokës në 26 Nëntor, humbi jetën edhe Kristi Reçi, studente në Fakultetin e Mjekësisë, e cila ishte edhe e dashura e djalit të kryeministrit, Greg Rama. Ajo u shua bashkë me familjen e saj në Durrës.Kryeministri Edi Rama u shpreh i prerë se nuk është penduar aspak që ka pranuar në Shqipëri muxhahedinët. Në një konferencë të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg nga Brukseli, Rama deklaroi se nuk ka ndërmend të ndryshojë traditën për këtë çështje.?Shqipëria është krenare që iu ka ofruar strehë muxhahedinëve. Shqipëria ka pranuar t?i japë strehë disa mijëra njerëzve, jeta e të cilëve është kërcënuar nga regjimi i Teheranit. Është pjesë e asaj çka ne jemi, e traditës sonë. Ne kemi qenë vendi i vetëm që pas Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj dhe vendi ynë ishte një shtëpi e sigurt për ta. E kemi bërë edhe këtë gjë si një operacion humanitar. Ne nuk do ta ndryshojmë traditën dhe qasjen tonë kundrejt këtyre njerëzve. Sa për aktivitetet keqbërëse në Shqipëri, kemi dëbuar diplomatët dhe njerëz të tjerë, që janë jashtë aktivitetit të rregullt të pjesës diplomatike.?Pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani, Shqipëria u duk se u ?shënjestrua? nga Irani për t?u hakmarrë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak se ka strehuar muxhahedinët.
Recommended