Basha: Kthim në parlamentin e krimit nuk ka - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Berati ka deklaruar se vija e kuqe e opozitës për zgjidhjen e krizës politike është pastrimi i politikës nga krimi. Ndër të tjera shefi i opozitës u shpreh se pakti i Edi Ramës me krimin është në themel të tjetërsimit të qeverisjes, e cila i shërben një grushti bandash dhe jo interesit të qytetarëve. ?Nuk ka për të patur asnjë lloj kompromisi pa pastruar politikën nga krimi. Kompromis me krimin nuk mund të bëjmë, ndaj u bëjmë thirrje të gjithëve, edhe atyre që bëjnë sikur nuk dëgjojnë se : kthimnë parlamentin e lidhur me krimin nuk ka e nuk do të ketë. Zgjidhja politike është aty. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se standardi që miratuan për prokurorët dhe gjyqtarët. I njëjti standard që Venezia rekomandoi për këta, i njëjti standard që bëri ligj për polciët dhe gardistët, i njëjti standard duhet të vleje për politikën. Kjo është vijë e kuqe për opozitën. Trajtim preferencial për politokanët nuk ka për të patur?. Ndër të tjera lideri i opozitës ka theksuar se ndërkombëtarët mos bëjnë sikur nuk dinë, pasi zgjidhje politike pa pastruar politikën nga krimi?.

Recommended