Ora News - Paketa me 7 ligje të amenduara në Këshillin Politik, SPAK do hetojë krimet zgjedhore

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ora News zbardh 7 ligjet e amenduara me marrëveshje në Këshillin Politik që lidhjen me zgjedhjet. Bashkëpunëtorët e drejtësisë për krimet zgjedhore do të përjashtohen nga dënimi, ndërsa për sinjalizuesit do të ngrihet një strukturë e posaçme në KQZ. Sipas këtij drafti, i cili pritet të depozitohet në Kuvend, SPAK do të hetojë krimet zgjedhore.

Paketa me 7 ligje të amenduara, pas marrëveshjes së 5 qershorit, të dakordësuara në Këshillin Politik pritet të shkojë në Kuvend. Në draftin e zbardhur nga Ora News shihet se PS dhe PD së bashku me ekspertët kanë rënë dakord që të sanksionohet në Kodin Penal përjashtimi nga dënimi për krimet zgjedhore të atyre persoanve që bashkëpunojmë me drejtësinë.

?Personi që ka kryer një ose më shumë vepra penale i cili bashkëpunon dhe ndihmon organet e ndjekjes penale për hetimin, si dhe për zbulimin e personave te tjerë, bashkëpunëtorë në kryerjen e veprës penale ose autorë të veprave të tjera të lidhura, përjashtohet nga dënimi për veprën penale të kryer prej tij.?

Palët në politike në Këshill, në ndryshimet për ligjin e sinjalizuesve, i kanë dhënë KQZ-së së re përgjegjësinë për hetimin e rasteve të sinjalizimeve për shitblerjen e votës.

?Në KQZ krijohet dhe funksionon njësia përgjegjëse për marrjen e sinjalizimeve dhe trajtimin e tyre. Në përfundim të hetimit administrativ të sinjalizimit, njësia përgjegjëse në KQZ, në rast se konstaton shkelje administrative vendos sanksione sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj. Për shkelje të ligjit penal paraqet kallëzimin përkatës në prokurori.?

Sipas dakordësisë së 5 qershorit, dhe më pas të amenduar në ligjin për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë, SPAK do të hetojë shitblerjen e votës, ndërsa prokuroritë në rrethe do të ngrenë grupe të posaçme.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/paketa-me-7-ligje-te-amenduara-ne-keshillin-politik-spak-do-hetoje-krimet-zgjedhore/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended