Ora News - Apeli i deputetit gjerman: Reforma zgjedhore e rëndësishme, duhet stabilitet politik

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ruajtuja e stabilitetit politik dhe realizimi i një reforme zgjedhore me konsensus së gjerë mes partive ishte apeli që përfaqësuesi i Bundestagut Gjerman iu bëri partive politike në Shqipëri.

Nikolas Löbel: Reforma zgjedhore është në perspektivën tonë shumë e rëndësishme. Është shumë e rëndësishme për të krijuar një stabilitet të fuqishëm politik. Kjo reformë duhet të marrë mbështetjen jo vetëm të shumicës qeverisëse dhe parlamentare por përtej kësaj, për të qenë një reformë e qëndrueshme.

Edhe pse pranoi se Shqipëria ka bërë progress dhe reforma në drejtësi ka dhënë efekte, Nikolas Label tha se vitit 2019 do të jetë i rëndësishëm dhe me shumë sifda për aspiratën europiane.

Nikolas Löbel: Fillimi i bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian nuk është fundi i një procesi. Europa është një bindje dhe për të krijuar këtë bindje nuk duhet bindur vetëm Gjermania, por të gjitha shtetet anëtare për dhënien e perspektivës Europiane për Shqipërinë. Por është një vit i cili është i mbushur plot me sfida dhe për përballimin e këtyre sfidave jemi duke punuar së bashku me Shqipërinë, me qeverinë shqiptare, me Kryeministrin Edi Rama, në mënyrë që zhvillimet e mira dhe pozitive të konstatohen në zhvillimin ekonomik, në stabilitetin politik, në Reformën në Drejtësi, në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe në Reformën Zgjedhore së cilës Gjermania i kushton një rëndësi shumë të madhe.

Ndërsa Kryetari i Grupit Parlamentar të PS shprehu keqardhje për opozitës për bojkotin e parlamentit dhe komentimin e vendimeve të KPK.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/apeli-i-deputetit-gjerman-reforma-zgjedhore-e-rendesishme-duhet-stabilitet-politik

Recommended