Rama do firmosë me opozitën parlamentare votimin e 5 qershorit, Ora News zbardh marrëveshjen

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Prej orës 19:00, kryeministri Edi Rama së bashku me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla po zhvillon një takim me 3 kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend, Myslym Murrizin, Stojkun edhe Musain.

Rama pritet të firmosë me ta marrëveshjen politike për të votuar 5 qershorin.

Në dokumentin e siguruar nga Ora News, shkruhet se PS dhe Opozita Parlamentare angazhohet që të mbështesin me votë ndryshimet e marrëveshjes së 5 qershorit.

Po ashtu, në dokument pohohet që do të mbështen po me votë ndryshimet kushtetuese të propozuara.

Kryeministri Rama me anë të një statusi në facebook e ka bërë të qartë se hapja e listave është e rëndësishme për ta, por prekja e Kushtetutës pa miratimin e opozitës së bashkuar ka shqetësuar jo pak ndërkombëtarët.

Për 2 orë ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot takim në kryeministri për t?i bërë të qartë qeverisë së majtë qëndrimin e SHBA.

Zyra për shtyp e Ambasadës amerikane bën me dije se ?Ambasadorja Kim u takua me kryeministrin për 2 orë për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh, përfshi pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik?.

Amendimet e kodit zgjedhor të dakordësuara mes PD dhe PS u votuan gjatë paradites nga Komisioni i Ligjeve.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/takimi-i-rames-me-opoziten-parlamentare-burime-pritet-te-firmoset-marreveshja-per-votimin-e-5-qershorit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended