Rama arrin marreveshjen me opoziten parlamentare |Lajme-News

  • 4 years ago
Me Myslym Murrizin, Edmond Stojkun dhe Nimet Musain, përfaqësuesit e asaj që quhet ndryshe opozita parlamentare, Kryeministri Edi Rama gjeti gjuhën e përbashkët për votimin e marrëveshjes që ka me Lulzim Bashën në 23 Korrik dhe asaj që ndryshon Kushtetutën për hapjen e listave të deputetëve në 30 Korrik. Tekstin e lexoi publikisht Taulant Balla.

Pasi siguroi votat në parlament, Kryeministri Rama e ftoi publikisht Lulzim Bashën të mos e refuzojë ftesën e socialistëve për t?u ulur në tryezën e Këshillit Politik për një konsensus të plotë.

Por gazetarët i kujtuan Kryeministrit pretendimet e Selisë Blu, sipas të cilës qëllimi real i hapjes së listave është ndalimi i koalicionit PD-LSI, një arsyetim opozitar që vazhdon me frikën e Ramës nga humbja e zgjedhjeve. Këto hamendësime, Rama i përcolli me ironi.

Me gjithë kundërshtimet e Myslym Murrizit, Kryeministri Rama u duk i qetë për arritjen e 84 votave në Kuvend. Më herët, mazhoranca miratoi në Komisionin e Ligjeve ndryshimet ligjore në Kodin Zgjedhor, sipas marrëveshjes së 5 Qershorit me Partinë Demokratike.

Tv KlanSUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended