Kaosi me opozitën parlamentare/ Çdo ditë kërkesa të reja - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kërkesat e disa prej deputetëve të opozitës parlamentare për përfshirjen e tyre në reformën zgjedhore vazhdojnë të jene kaotike. Në harkun e pak ditëve ata kanë ndryshuar qëndrim. Krenar Rryçi, Kujtim Gjuzi, Selami Jenishehri, Vasil Steriovski dhe Zef Shtjefni janë tërhequr nga dy kërkesat e tyre, për ndalimin e koalicioneve zgjedhore dhe vendosjen e pragut elektoral jo më shumë se dy për qind.Në takimin e kërkuar nga vetë ata, kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi i prezantuan gjashtë propozimet e tyre të rishikuara për reformën zgjedhore, sistem propocioanl kombëtar, depolitizim të komisioneve zgjedhore, barazi të plotë financiare për individët dhe partitë politike, identifikim biometrik dhe votim të emigrantëve.Pasi prezantuan pretendimet e tyre për zgjedhoren kryeparlamentari iu tregoi rrugën sesi ato mund të bëhen pjesë e diskutimeve për reformën zgjedhore.Fillimisht u kërkoi që propozimet e tyre për nisma ligjore t?i formulojnë e më pas t?i paraqesin në komisionin e posaçëm për zgjedhoren për të përfunduar për diskutim në parlament.Madje Ruçi u angazhua që procedurat parlamentare që do të ndiqen nuk do të cënojnë, por përkundrazi ato të respektojnë të drejtën e çdo deputeti për t?u dëgjuar. Në mbyllje të takimit me Gramoz Ruçin, ishte Zef Shtjefni, kryetari i Partisë Ora që deklaroi se ata qëndrojnë stoik në kërkesat e tyre.

Recommended