Ora News - Opozita parlamentare bojkot komisioneve: Nuk votojmë marrëveshjen e 5 qershorit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Tre krerët e grupeve parlamentare të opozitës shprehen të vendosur se nuk do të votojnë marrëveshjen e 5 qershorit të këshillit politik pa listat e hapura.

Pas takimit me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin që nisin në orën 09:00, deputetët Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku deklaruan hapur votën kundër të 31 deputetëve që ata përfaqësojnë ndërsa shtojnë se do të bojkotojnë dhe komisionet parlamentare nëse nuk arrihet një marrëveshje për kërkesat e tyre.

Takimi në kryesinë e Kuvendit u mbyll 11: 48 minuta.

Ata kërkojnë takim dhe me kryeministrin Edi Rama.

Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat, Myslim Murrizi i quajti ?sharlatanë politikë? ata që kanë deklaruar votën pro draftit të reformës zgjedhore bazuar në marrëveshjen e 5 qershorit.

Myslim Murrizi: ?Unë nuk e di kush janë 6, ju i paskeni gjet në numër. Nuk është tagri im të merrem me sharlatanë politikë. Grupi parlamentar që përfaqësoj nuk do të votojë reformën zgjedhore. Ata të tjerët, shkoni dhe i kontaktoni"

Kryetari i Grupit Parlamentar i Pavarur, Nimet Musai: Nuk do ta votojmë këtë produkt të këtij këshilli. 31 deputetë nuk do ta votojnë këtë produkt të këtij këshilli.

Kryetari i Grupit Parlamentar Demokraci dhe Drejtësi, Edomnd Stojku: Nuk do vazhdojmë të jemi më pjesë e mbledhjeve të komisioneve parlamentare

Takimi - Ky takim erdhi pas kërkesës që opozita i bëri Ruçit dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me reformën zgjedhore.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/opozita-parlamentare-takim-diten-e-neserme-me-kryetarin-e-kuvendit-gramoz-ruci-ne-oren-0900

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/EQvLFa7KV0Q

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended