Opozita: Bojkot komisioneve deri sa te takojme Ramen | Lajme - News

  • 4 years ago
Vetëm një takim me Kryeministrin do të qetësonte opozitën parlamentare që sot ka bojkotuar Konferencën e Kryetarëve dhe pjesëmarrjen në komisionet parlamentare.

Edhe takimi me Gramoz Ruçin nuk ka lëkundur qëndrimin e 3 kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës për të mos votuar amendimet në Kodin Elektoral deri sa në marrëveshjen e dakordësuar nga Këshilli Politik të përfshihen dhe kushtet e tyre që kryesohen nga listat e hapur për deputet.

?Ruçi na mbështeti, por ne s?mund të pranojmë që të votojmë një marrëveshje që s?është bërë në Parlament?.

Mazhorancës i duhen vetëm 6 kartona jeshil që të bëjë kuorumin e nevojshëm për të miratuar amendimet në Kodin Zgjedhor. Këtë të mërkurë, deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar votën pro për këtë draft, gjë që nuk është pritur mirë nga pjesa tjetër e opozitës.

Opozita parlamentare e quan marrëveshjen Rama ? Basha pazar dhe jo zgjidhje të problemeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet në vend.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/