Report TV - Opozita bojkot Komisionit, Xhafaj: Të premten votojmë të gjitha nenet

  • 8 years ago
Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi është mbledhur në drejtimin e Fatmir Xhafës për të vijuar diskutimin e projektligjit për Gjykatën Kushtetuese, ndërsa opozita ka bojkotuar sërish mbledhjen duke i qëndruar vendimit se pa zgjidhur ngërçin për nenin 88, që lidhet me vendet e rezervuara nuk do të marrë pjesë.

Pas mbledhjes me dyer të mbyllura Xhafaj u shpreh për mediet: ??U shqyrtua nen për nen projektligji për Gjykatën Kushtetuese, pati debat dhe diskutime por arritëm t?i kalojmë të gjitha nenet gjatë diskutimit të zgjatur. Kanë mbetur 3, 4 nene të hapura për tu dhënë mundësinë ekspertëve të rireflektojnë mbi përmbajtjen e tyre bazuar edhe në çështjet që trajtuan kolegët deputetë dhe besoj që të premten do rishikohen edhe këto nene për të përmbyllur të gjithë diskutimin për projektligjin për Gjykatën Kushtetuese??.

Projektligji për Gjykatën Kushtetuese
a) përcaktimin e kritereve të qarta për realizimin e proçesit të emërimit dhe të përgjegjësisë disiplinore të gjyqtarëve;

b) përmiresimin e strukturës organizative të GJK-së;

c) përqasjen me Kushtetutën të subjekteve që legjitimohen t?i drejtohen GJK-së sipas ligjit organik;

d) parashikimin e afateve më të arsyeshme për disa nga procedurat që parashikohen në ligj si dhe detajimin e procedurave te vecanta;

dh) mbrojtjen dhe garantimin efektiv të të drejtave dhe lirive themelore të individit duke parashikuar procedurat që mungojnë në ligj;

e) rregullimin e ligjit në funksion të bërjes së GJK mjet efektiv në përputhje me nenin 13 të KEDNJ-së;

f) përqasjen me Kushtetutën të parashikimeve ligjore që lidhen me fuqinë juridike të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe qartësimin e fuqisë prapavepruese të këtyre vendimeve.

Recommended