Opozita bojkoton Kuvendin, Murrizi: Provë se s'do të votojmë 'Zgjedhoren' pa hapur listat

  • 4 years ago
Opozita bojkotoi për herë të dytë radhazi Kuvendin e Shqipërisë duke u larguar pas diskutimeve. Kryetari i grupit Demokrat Myslim Murrizi tha se bojkotoi është një provë, që opozita është e bashkuar dhe nuk do të votojë reformën zgjedhore pa hapur listat.

"Zoti Balla dëgjova me vëmendje gjatë fjalës suaj, sikletin që keni, se doni të qëndroni burra të mirë edhe me ata, edhe me ne, edhe me ca të tjerë. Hallit tuaj ia jep zgjidhjen perfekte kënga e Artjola Toskës "Mirë me vjehrrin, mirë me burrin, fjala e mirë...". Ne nuk e kemi këtë hall. Problemi është se ju zoti Balla ne si opozitë kemi bërë një kërkesë të ligjshme për hapjen e listave. Nuk kemi thënë kurrë kod zgjedhor, por kod zgjedhor sipas rekomandimit të OSBE-së, jo që hajdutët të numërojnë votat tona.

Ju keni një mundësi për ta votuar jashtë kësaj salle, hajde të shkojmë në referendum. Një marrëveshje e ndërtuar mes një deputeti të shumicës dhe dy qytetarëve të zakonshëm, nuk mund të detyrojë deputetët e opozitës. Ne kemi kërkuar lista të hapura kombëtare dhe votim 100% të rekomandimeve të OSBE-së, kemi kërkuar që të ketë prag zgjedhor që askush të hipë në kurriz të kurrëkujt, kemi kërkuar që votat të numërohen jo nga militantë, se ju jeni tre subjekte, por 74 parti të tjera pse duhet të kenë besim te ju, tre hajdutë.

Recommended