Opozita e re kundër reformës, Murrizi: Nuk votojmë asnjë dosje pazari

  • 4 years ago
Opozita parlamentare po shtrëngon radhët për te bllokuar reformën zgjedhore ne Parlament.


Kërcënimin për bllokimin e kodit te ri elektoral përfaqësuesit e tri grupeve parlamentare te opozitës se re ia përcollën ambasadores amerikane, Yuri Kim dhe diplomatit te BE-së Lugi Soreca.

?Asnjë kusht, i thamë nuk votojmë asnjë lloj pazari te dosje 184, te Petrit Vasili dhe militantëve te tjerë. Kërkojmë lista te hapura, administratë zgjedhore jo politike, votë emigrantësh, ndryshe nuk votojmë 39 deputetët asnjë shpresë tjetër. Nuk e mora vesh se çfarë kërkoi, nuk i lamë hapësirë kërkesave të saj?, shprehet Murrizi.

Por a mund ta kushtëzoje miratimin e reformës zgjedhore opozita e re? Ne parlament ka 3 grupe parlamentare opozitare, gjithsej ata janë 31 deputetëve. Por ata pretendojnë se janë edhe me shumë, qe kërkojnë ndryshimin e sistemit. Beteja me numrat duket e vështirë. Miratimi i kodit zgjedhor kërkon 84 vota, ndërsa mazhoranca e cila gëzon 75 mandate ka treguar se kur I janë dashur ka pasur ne krah deputetë te pavarur te cilët kanë zgjedhur te qëndrojnë jashtë grupeve parlamentare si te pavarur.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Reforma#TopChannel

Recommended