RTV Ora - OSBE thirrje për vetëpërmbajtje: Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor të jetë paqësor

  • 5 years ago
#rtvora
Drejtuesit e OSBE-së u bëjnë thirrje partive politike shqiptare të ulin tensione politike dhe të tregojnë vetpërmbatje.

Në një deklaratë të përbashkët Kryetari i OSBE-së në detyrë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Sllovakisë Miroslav Lajçák, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Tomas Greminger, Kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (OSBE PA) George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Përgjithshëm i OSBE-së Roberto Montella shrpehin keqardhje për tensionet e vazhdueshme politike në Shqipëri

"OSBE ka ndjekur nga afër ngjarjet dhe ka nxitur vazhdimisht të gjithë aktorët që të angazhohen në një politikë konstruktive, të respektojnë proceset demokratike të vendit dhe të tregojnë përmbajtje. Tani më shumë se kurrë është e domosdoshme që aktorët shqiptarë të punojnë së bashku për të thyer bllokimin aktual, për t'u angazhuar në dialog pa parakushte dhe për të siguruar që zhvillimi i zgjedhjeve të dielën te jetë një process paqësor?, thuhet në deklaratën e OSBE.

Krerët e OSBE-së nxisin të gjitha palët e interesuara që të mbështesin sundimin e ligjit, të respektojnë rolet kushtetuese të institucioneve demokratike dhe të drejtat themelore si dhe të shmangin dhunën. Autorët dhe nxitësit e akteve të dhunshme do të mbajnë përgjegjësi, shprehet OSBE.

OSBE flet edhe për ngjarjet e fundit në Shkodër

"OSBE dënon ashpër sulmet e fundit të dhunshme që synojnë organet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve në komunat anembanë Shqipërisë, duke dëmtuar shkollat dhe materialet e votimit. Çdo përpjekje për të prishur procesin demokratik përmes veprimeve të dhunshme ndalon përparimin e Shqipërisë dhe njollos reputacionin ndërkombëtar të vendit. Çdo shkelje ligjore lidhur me zgjedhjet, duke përfshirë blerjen e votave, shpërdorimin e burimeve publike dhe ushtrimin e presionit lidhur me zgjedhjet për punonjësit e sektorit publik, duhet të ndëshkohet"

Shqipëria ka kërkuar që në vitin 2020 të marrë kryesimin e OSBE-së, ndaj edhe për këtë kjo organizate shpreh bindjen se vendi do të jetë në gjendje të bëjë përparim, nëse palët reflektojnë një ndjenjë e pjekur përgjegjësie. Pas 30 qershorit, OSBE shprehet se do të mbështesë fuqishëm përpjekjet për reformat në vendpërfshirë edhe atë në gjyqësor.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/osbe-thirrje-vetepermbajtje-zhvillimi-i-zgjedhjeve-me-30-qershor-te-jete-paqesor
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended