Ora News – Europarlamentarja Fajon: Zhvillimi i zgjedhjeve pa PD-në, legjitim

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Europarlamentarja Tanja Fajon ka deklaruar se zgjedhjet e 18 qershorit do të jenë legjitime edhe nëse PD nuk do të marrë pjesë në to. Deklaratat i ka dhënë gjatë një interviste për Deutsche Welle ku ka theksuar se propozimet e Mcallister dhe Flecenstain vijojnë të jenë ende në tryeze dhe se mbetet në dorë të partive politike marrja e përgjegjësive dhe zgjidhja e krizës.
Bashkimi Europian do t`i njoh zgjedhjet edhe nëse opozita nuk bëhet pjese e garës elektorale të 18 qershorit. Deklarata vjen nga eurparlamentarja Tanja Fajon gjatë një intervistë për Deutsche Welle e cila thekson se procesi zgjedhor eshte legjitim.
Fajon: Zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit pa PD-në dhe parti të tjera opozitare është legjitim, po kështu do të jenë legjitime edhe rezultatet e tyre. Por këmbëngul që nuk është mirë për stabilitetin e qëndrueshëm politik të Shqipërisë që ato të zhvillohen pa PD-në, pa opozitën.
Për europarlmentaren Tanja Fajon ka ende shprese që opozita të bëhet pjesë e garës elektorale të 18 qershorit. Ajo shprehet se propozimet e bëra më 25 prill nga Mcallister dhe Flecenstain në Tiranë mbeten ende në tryeze dhe se u takon palëvë politikë ti japin zgjidhje krizës.
Fajon: Lidhur me bojkotin e parlamentit, propozimi është ende në tavolinë për një marrveshje mes qeverisë dhe opozitës, që u ofrua nga kolegët e mi euro-parlamentarët McAllister dhe Fleckenstein. Mbetet një ofertë e mirëekuilibruar dhe gjithëpërfshirëse. Për marrëveshje mes palëve po vazhdohet të punohet. Të gjitha opsionet janë të hapura si për individë ashtu edhe për forca politike që të regjistrohen dhe të marrin pjesë në zgjedhje. Ka ende mënyra që opozita të jetë pjesë e procesit zgjedhor, opsionet duhen eksploruar.
Kodi zgjedhor mund të ndrushohet tha Fajon nëse palët politike arrijnë në konsensus, ndërsa ndryshimet do të mudnësonin edhe regjistrimin e opozitës në zgjedhjet e 18 qershorit.Më tej Fajon ka folur edhe për zhvillimet më të fundit politike në Kosvë e Maqedoni duke theksuar se BE-ja do të ndërmarrë veprime të forta për të siguruar që në Ballkanin Perëndimor nuk do të ketë incidente të dhunshme si në Maqedoni.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/eurodeputetja-fajon-pjesemarrja-e-pd-ne-zgjedhje-sjell-stabilitet-afatgjate/

Recommended