Ora News - Statuti i PD nuk parashikon dorëheqje të kryetarit në rast humbje të zgjedhjeve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Statuti i ri i Partisë Demokratike që do t'i propozohet Këshillit Kombëtar nuk do të ketë në përbërje të tij pikat ku parshikohet dorëheqja apo shkarkimi i krytetarit nëse humb zgjedhjet.

Neni 51 që trajton kryetarin e Partisë i draft-statutit është pothuajse i ngjashëm me atë të statutit të vjetër. Grupi i punës për hartimin e statuti tha për Ora News se kjo pikë nuk u përfshi në statut pasi kreu I PD zgjidhet me parimin nje anetare nje vote dhe anëtaresia mund të votojë kundës kryetarit. Një arsye tjetër përse kjo pikë nuk u vu në statut është se në Shqipëri ende nuk është konsoliduar një proces zgjedhor i drejtë dhe rrziku i manipulimit është i lartë. Përfshirja e kësaj pike mund të ndikojë gjithashtu në fushatat zgjedhore pasi kundërshtarët e kryetarit mund të sabotojnë zgjedhjet për të kërkuar largimin e tij

Pjesa tjetër e statutit ka marrë dakordësinë edhe të grupit të kritikëve të Lulzim Bashës, për sa i përket ideologjisë së partisë, sistemit të karrierës dhe vetingut të kandidatëve. Gjithashtu anëtarësia ka më shumë kompetenca për të përcaktuar kandidatët për bashki dhe parlament.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/statuti-i-pd-nuk-parashikon-doreheqje-te-kryetarit-ne-rast-humbje

Recommended