Sot 3 humbje jete, 82 raste të reja, infektohen 4 inspektorë të kontrollit të masave anti-COVID

  • 4 years ago
TIRANE-Vijojnë shifrat alarmante të fataliteteve nga koronavirusi në Shqipëri. Tre viktima janë shënuar në 24 orët e fundit duke e çuar në 69 numrin e personave që kanë ndërruar jetë. Një 63-vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar po ashtu nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Në spitalin Infektiv vijon të ketë shtrime të reja. Aktualisht po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 368 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Recommended