Sot 150 të shëruar, 5 humbje jete, 116 raste të reja me COVID-19! 'Infektohet' biblioteka në Lezhë

  • 3 years ago
5 viktima, 150 të shëruar dhe 116 qytetarë të infektuar është bilanci i ditës së enjte nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 835 testime dhe janë identifikuar 116 qytetarë të prekur nga virusi COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë.

Recommended