Ora News - Veliaj: Pas ndërtimit të Teatrit, PD e ka të qartë humbjen e zgjedhjeve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryebashkiaku socialist i kryeqytetit është përshirë nga ethet e fushatës elektorale. Gjatë takimim me banorët e njësisë 1 në Tiranë, përveçse kërkoi votën e tyre për PS në zgjedhjet e ardhshme vendore, nuk la pa thumbuar edhe kundërshtarët e tij politik në Këshill.

Veliaj: I shoh vetëm tre minuta, vijnë në Këshillin Bashkiak, firmosin për të marrë honorarin dhe më pas zhduken, nuk rrinë në mbledhje as për vendimin për ndihmën ekonomike, as për vendimin për aftësinë e kufizuar, as për rimbursimin e energjisë, as për banesat sociale, as për bonusin e qirasë. Nëse doni të më jepni një dorë, që bashkë me këtë skuadër ta çojmë edhe më përpara Tiranën, na duhen votat masive për Partinë Socialiste në Këshillin Bashkiak.?

Duke u nisur nga rrëzimi i dekretit të Presidentit vetëm me votat e mazhorancës, Veliaj tha se pa ndërtimit të Teatruit, opozita e ka të qartë se nuk do të fitojë më në kryeqytet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-pas-ndertimit-te-teatrit-pd-e-ka-te-qarte-humbjen-e-zgjedhjeve

Recommended