Veliaj: 30 qershori ishte vetëm fillimi i punës/ Majko: Vota flet më qartë se ne të politikës
  • 5 years ago
Ajo që për shumë vite i ngjante më shumë një monopati se sa një rruge kryeqyteti, falë investimit të Bashkisë së Tiranës Rr. ?Dhimitër Shuteriqi në Njësinë 5 i ka dhënë një pamje krejt tjetër zonës, ndërsa banesave u është rritur vlera.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, inspektuan përfundimin e punimeve, ku siguruan se pavarësisht verës, puna nuk do të ndalojë.

?Jam shumë i kënaqur dhe shumë i impresionuar. Një nga gjërat që premtuam me Pandin në takimin e fundit ishte se data 30 qershor për ne nuk ishte fundi i punës, por fillimi i saj. Thamë se do të ishim në terren që në ditët e para të korrikut, teksa një pjesë e banorëve kanë shkuar për pushime, fëmijët kanë mbaruar shkollën, teksa gjimnazistët kanë dhënë provimet e tyre të maturës. Kështu që, jam sot shumë krenar për gjithë skuadrën tonë që ka punuar gjatë gjithë ditëve të verës?, tha Veliaj.

Shtëpitë e ndërtuara kryesisht gjatë tranzicionit, tashmë të legalizuara, kanë marrë një tjetër vlerë, si pasojë e përmirësimit të infrastrukturës. Me mirëkuptimin edhe të komunitetit, janë ulur muret rrethuese dhe janë vendosur kangjellat, sinjalistika horizontale dhe vertikale, rrjet kanalizimesh dhe ndriçim modern LED.

Veliaj theksoi se për Bashkinë e Tiranës fushata është ajo çka ndodh për 4 vite, çdo ditë, me punë konkrete.

?E vlerësojmë faktin që edhe pse piku i vapës në ditë të verës, i kemi ndenjur punës te koka dhe në fund të fundit, mbajmë premtimin që dhamë. Ndaj, edhe data 30 qershor është vetëm fillimi me energji të reja i punës dhe jo detyrimisht fundi dhe lënia pas dore e punëve. Për ne fushata është ajo çka ndodh 4 vite përditë; përditë një punë konkrete, që mos të dallojë fare ai 30 ditëshi zyrtar i fushatës, nga 1500 ditët e qeverisjes dhe administratës lokale. Puna konkrete sot ishte "Dhimitër Shuteriqi", kështu që ta gëzojmë të gjithë?, theksoi ai, ndërsa iu drejtua me një apel drejtuesve të automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë brenda zonave të banuara.
Recommended