RTV Ora - Rama i vetëm drejt zgjedhjeve, takon dhe ambasadoren e OSBE/ ODIHR, Glover

  • 5 years ago
#rtvora
Edi Rama nuk tërhiqet nga zgjedhjet e 30 Qershorit duke injoruar në këtë mënyrë dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve si dhe kërkesën e opozitës për largimin e tij.

Një javë para zhvillimi të zgjedhjeve lokale të së së djelës, kryeministri i ka kërkuar socialistëve në mbledhjen e Kryesisë që të garantojnë një proces zgjedhor me standarde dhe që gjithçka të shkojë në përputhje me ligjin dhe Kodin Zgjedhor.

Kryeministri porositi deputetët dhe ministrat që duhet të mbrohet vota e socialistëve dhe të dokumentohet çdo përpjekje e mbështetësve të opozitës për të cënuar procesin e votimeve.

Në këtë javë të fundit të fushatës elektorale Rama do të zhvillojë takime në qytetet e mëdha, Durrës, Elbasan.

Ndërsa të premten kryesocialisti e mbyll fushatën në Vlorë, në qytetin ku është zgjedhur deputet.

Takimi me Glover

Pas mbledhjes së kryesisë, paraditen e 24 qershorit, Kryeministri ka pritur në selinë e PS drejtuesja e Misionit të Vëzhguesve Ndërkombëtarë të ODIHR Audrey Glover për të diskutuar për zhvillimin e zgjedhjeve.

Shkodra për kryesocialistin Rama është kthyer në njkë sfidë, ashtu siç vetë ai është shprehur në takimin elektoral. Për disa minuta Rama ka zhvilluar takim me kandidatin socialist për Shkodren Valdrin Pjetri dhe deputetin Tom Doshi, që mesa duket është riafruar sërish me Kryeministrin.

Pak ditë më parë ish kryeministri Sali Berisha në emisionin "Tempora" akuzoi ambasadoren si "një nga kapomafiet botërore të vëzhgimit të zgjedhjeve"
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/perfundon-mbledhja-e-kryesise-se-ps-te-dokumentohet-cdo-perplasje-diten-e-zgjedhjeve
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended