OKB seminar per mbrojtjen e te drejtave te grave - (22 Shtator 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Projekti ?Gratë në Zhvillim?, financuar nga kooperacione italiane në mbështetjen e OKB-së dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane, përfundon pas një pune dy vjeçare. Qëllimi është nxitja e përparimit të grave nëpërmjet mbështetjes së organizatave qeveritare dhe jo qeveritare, që veprojnë në fushën e nxitjes së mbrojtjes së të drejtave të grave.

Komiteti Shtetëror ?Gruaja dhe familja?, ka përpunuar këto dy vjet një strategji kombëtare. Në këtë periudhë kohore iu është dhënë mundësia e trajnimit në nivel kombëtar e ndërkombëtar, nënpunësve qeveritar në lidhje me çështjet gjinore. Vali Korbanese shefe teknike e projektit shpjegon.

Vali Korbanese:- ?Kemi ndërhyrë në fushën e shëndetësisë, fëmijëve dhe grave. Jemi munduar t?i njohim gratë me të drejtat e tyre. Projekti është kompleks, ndaj dhe integrimi në fillim është i vështirë. E rëndësishme është që opinioni shqiptar na është përgjigjur pozitivisht?.

Lavdie Ruçi, drejtuese e komitetit ?Gruaja dhe familja? thotë:

Lavdie Ruçi:- ?Nxitja e barazisë midis burrit dhe gruas në kushte vendimmarrje, të drejtat e gruas në fushën ekonomike, sociale dhe në fushën e shëndetit. Kemi realizuar një sërë aktivitetesh në mbarë vendin për ndërgjegjësimin e grave për të drejtat e tyre?.

Në këtë trajnim OJQ dhe gratë u mësuan se si të bëjnë projekte dhe të thithin donacione të huaja për t?i realizuar ato./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended