Kongresi i 7-te i Bektashinjve - (23 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kështu është hapur Kongresi i 7-të i Komunitetit të Bektashinjve. Ky është këndimi lutës i paqes, drejtuar më të madhit Muhamedit a.s, dhe gjithë besimtarëve bektashinj. 12 shtete të botës, kanë marrë pjesë në kongresin e dytë, për këtë dhjetë vjeçar në Shqipëri.

Në ditën e parë e ka nderuar këtë kongres Presidenti Mejdani, Kryeministri Meta dhe nënkryetari i Parlamentit Namik Dokle. E ka deklaruar të hapur këtë kongres me fjalën e tij Baba Reshat Bardhi, Kryegjyshi Botëror, i cili thotë se nëse paqja dhe mirësi mbillet tek vetja, kjo duhet të tejçohet edhe tek tjetri.

Bektashizmi vjen në formën e një sekti, për t?u afruar më afër interesave të njerëzve dhe të popujve, në suazën e islamit botëror. Një përshëndetje në këtë ditë të shënuar, që mbledh bektashinjtë e të gjithë botës ka dhënë edhe kryeministri Meta, i cili e ka quajtur këtë sekt të lidhur fortë me historinë e popullit tonë. Teqetë bektashiane është shprehur Meta, kanë mbështetur rilindësit, këto teqe u bënë vatra dhe simboli i dijes dhe kulturës. Më pas ai ka kujtuar poetin e madh bektashi Naim Frashëri, në 100 vjetorin e vdekjes së tij.

Kryeministri Ilir Meta:- ?Unë vij nga malet e Skraparit, ku është edhe krye mali i shenjtë i Tomorrit, dua ta përfundoj me këto vargje aq të njohura, për të gjithë ju?.

Abaz Aliu zu Tomorr
Erdhi afër nesh
Shqipëria s?mbetet e gjorë
Se Zoti e desh./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended